Kryetari i Prishtinës, Përpraim Rama ka njoftuar se në zonën historike të Prishtinës së vjetër është përuruar monumenti me vlera të trashëgimisë kulturore, historike e arkitektonike, Sahat Kulla.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se pas ndërhyrjes në pjesën e jashtme dhe të brendshme të objektit, projekt ky i bashkëfinancuar nga Kryeqyteti dhe European Union Kosovo dhe implementuar nga UNDP Kosovo, Sahat Kulla që për shumë kohë ishte jashtë funksionit, sonte i rikthehet qytetarëve dhe vizitorëve të Prishtinës.
Sahat Kullës në Prishtinë ia rikthyem identitetin dhe ndriçimin! Jam shumë i lumtur që sonte, në bërthamën e zonës historike të Prishtinës së vjetër e përuruam këtë monument me vlera të trashëgimisë tonë kulturore, historike e arkitektonike.
Pas ndërhyrjes në pjesën e jashtme dhe të brendshme të objektit, projekt ky i bashkëfinancuar nga Kryeqyteti dhe European Union Kosovo dhe implementuar nga UNDP Kosovo, Sahat Kulla që për shumë kohë ishte jashtë funksionit, sonte i rikthehet qytetarëve dhe vizitorëve të Prishtinës.