Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj të moshuarës në një strehimore në Pejë.
Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se ajo që pamë sot ishte e tmerrshme, nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.
Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndjenjën dhe përkujdesjen qytetare.