Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani i nënshtrohet një intervenimi të lehtë kirurgjik, i cili realizohet me sukses

Nën 3, 2022

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton se pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses.

Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Nga 3 nëntori, presidentja do të vazhdojë me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.

Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e mediave për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me Kushtetutë, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM