Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen tre të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Nën 4, 2022

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Stacioni Policor në Gjakovë, konkretisht nga Njësia e Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në lokalin e të dyshuarit F. M., në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku dyshohej se organizoheshin skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm.

Gjatë zbatimit të kontrollit në këtë lokacion janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit “APEX” dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar: F. M., mashkull, i lindur në vitin 1987, (pronari i lokalit), M. GJ., mashkull, i lindur në vitin 1989 dhe F.F., mashkull, i lindur në vitin 1968.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari me inicialet F. M., është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit te tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM