Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Arti bashkëkohor i Kosovës prezantohet në Bullgari

Nën 4, 2022

Ministria e Kulturës njofton se ekspozita me piktura, fotografi dhe videoinstalacion u organizuan përgjatë një jave në tri hapësira prestigjioze të prezantimit të artit dhe kulturës në Sofje të Bullgarisë.

Me fokus në diplomacinë kulturore, më 2 nëntor, në Mission Gallery u hap ekspozita e artistëve kosovar, pjesëmarrës në Bienalen Nomade Manifesta 14 Prishtina.

Kuratore e ekspozitave dhe pjesës konceptuale është artistja Hana Halilaj, ndërsa me veprat e tyre u prezantuan Yll Xhaferi, Laureta Hajrullahu, Arbnor Karaliti, Mimoza Sahiti, Leart Rama dhe Atdhe Behluli, të gjithë pjesëmarrës në Manifesta 14 Prishtina.

Ky projekt i artit bashkëkohor është përkrahur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje dhe është realizuar në bashkëorganizim me Institutin Shtetëror të Kulturës të MPJ-së së Bullgarisë dhe Doma Art Foundation, në kuadër të Next Balkan Platform e cila ka për synim përkrahjen e artistëve të ri në Ballkanin Perëndimor.

Ekspozita në Mission Gallery do të mbetet e hapur deri më 30 nëntor, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM