Ministria e Kulturës njofton se në bazë të Ligjit Nr.02/L-088 për Trashëgimi Kulturore, në pajtueshmëri me Nenet 3 dhe 4, listës së trashëgimisë nën mbrojtje të përkohshme iu shtuan edhe 19 asete të reja.
Asetet të cilat janë marrë nën mbrojtje të përkohshme i takojnë trashëgimisë arkitekturore dhe asaj shpirtërore dhe janë këto:
- Kroi i fshatit në Istog
- Ndërtesa e ish Pallatit te Shtypit “Rilindja”- Salla e shtypshkronjës, Prishtinë
- Materniteti “Nënë Tereza”, Prishtinë
- Shtëpi Banimi – (Shtëpia e zjarrit) Hysë Popova, Podujevë
- Kulla e Hamit Berishes, Harilaq, Fushë Kosovë
- Shtëpia-Kullë e lsmet Xhemailit, Keçekollë, Prishtinë
- Xhamia e Vjetër, Orllan, Podujevë
- Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren
- Hani i familjes Zaimi, Prizren
- Bodrumi i Vjetër, Suharekë
- Kompleksi i Familjes Kodra, Çadrak, Suharekë
- Ndërtesa e Selisë së Partive Politike, Mitrovicë
- Ndërtesa e Turist Kosovës, Mitrovicë
- Kulla e Shaban Lushtakut, Mitrovicë
- Xhamia në fshatin Abri, Skenderaj
- Xhamia ne fshatin Burojë, Skenderaj
- Mbathtorja e Agës Xhelë, Pogragjë, Gjilan
- Shkolla e vjetër në Kokaj, Gjilan
- Shtëpia e ldriz Feratit, Çelik, Gjilan
Gjithmonë në harmoni me Konventat ndërkombëtare, qëllimi i mbrojtjes së ndërtesës është definimi profesional i vlerave dhe rëndësisë që ka, si dhe transmetimi i tyre tek brezat e ardhshëm, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.