Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti dhe Abazoviq diskutojnë për projektet infrastrukturore, për rrugët Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë

Mar 1, 2023

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua edhe me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në këtë takim, që u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik në Shkup, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë Abazoviq, folën për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik.

Në veçanti, u diskutua për projektet infrastrukturore me interes për të dy vendet si ajo e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë, që afrojnë edhe më shumë qytetarët dhe ekonomitë e Kosovës dhe Malit të Zi, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM