Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarak.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se Programi mësimor i Kursit të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.
Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!