Ministria e Sportit për herë të parë, po hap thirrje publike për politikën programore “Sporti për të Moshuarit”
Ndër prioritetet e MKRS-së për vitin 2023 është ofrimi i mundësive për pjesëmarrje në aktivitet fizik të organizuar për të moshuarit të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës. Të qenurit rregullisht aktiv në aspektin fizik ndihmon ata të qëndrojnë të pavarur, të parandalojnë problemet shëndetësore që vijnë me moshën si dhe të përmirësojnë shëndetin për ata të cilët tashmë kanë sëmundje apo aftësi të kufizuara.
Duke e njohur ndikimin që Covid 19 ka pasur përgjatë dy viteve të fundit në shëndetin e përgjithshëm publik, e në veçanti tek moshat e shtyera, MKRS ka ndarë fond të veçantë për hartimin dhe zbatimin e projekt-propozimit i cili do t’ua mundësojë të moshuarve të jenë pjesëmarrës në aktivitet të rregullt fizik.
Ftojmë OJQ-të, të cilat fushëveprimtari kanë sportin, të aplikojnë me projekte, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
Bashkangjitur gjeni detajet dhe formën e aplikimi: https://bit.ly/3ZqVzkx