Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe armëve

Mar 2, 2023

Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku gjatë kryerjes së bastisjes tek i njëjti janë gjetur armë dhe substanca narkotike.

Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:

  • Pesё (5) qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.
  • Dy peshore digjitale
  • Pistoletë me karikator me 3 fishek brenda.
  • Pistoletë me njё karikator me 4 fishek
  • Shtatё (7) fishekë kalibër i panjohur.
  • Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike.
  • Dyzet (40) stega plastike,
  • Dy (2) rolle me foli plastike,
  • Njё(1) rolle foli alumini,
  • Para në vlerë prej; 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze.

Pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqёruar nё stacionin policor ku ёshtё intervistuar nё prezencë e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent ёshtё ndaluar pёr 48 orё, thuhet nё postimin nё Facebook tё PK-sё.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM