Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Kosova do të qëndrojë e palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë

Mar 16, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari, morën pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Lloyd J.Austin III.

Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë. Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje, ka thënë Mehaj.

Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM