Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia reagon pas prerjes ilegale të pyllit në parkun nacional, sekuestrohen 13 metër/kub dru

Mar 16, 2023

Hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, bazuar në informacionet inteligjente të mbledhura përmes rrugëve operative, kanë marrë informatë se në fshatin Maqitevë, disa persona të dyshimtë janë duke bërë prerjen ilegale të pyllit në parkun nacional.

Policia menjëherë ka reaguar dhe zyrtarët policorë kanë shkuar në drejtim të fshatit Maqitevë, ku kanë takuar dy të dyshuar, familjarë në mes vete, të cilët kishin ngarkuar një kamion me dru si dhe një kombi.

Drutë janë sekuestruar dhe janë dërguar në nënstacionin policor në Mushtishtë, në ndërkohë janë informuar edhe inspektorët e pylltarisë për procedura të mëtejme, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM