Build Skills with our trainings

Sign up now!

Prishtina nikoqire e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2023

Mar 16, 2023

Ka filluar edicioni i dytë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2023 në Prishtinë i cili do të mbahet me 16-18 mars në Sallën 1 Tetori.

Ky është panairi më i madh i turizmit në vend, ku pjesëmarrës janë mbi 200 kompani vendore dhe të huaja.

Panairi ngjalli interesim të madh ku pati numër të madh të vizitorëve.

Kryetari i Komunës, Përparim Rama ka thënë se ky panair është një mundësi e mirë për të paraqitur kulturën, kulinarinë, atraksionet dhe mikpritjen tonë unike.

“Ky panair le të shërbejë si një platformë për tërheqjen e vizitorëve të rinj, promovimin e bizneseve lokale dhe për të krijuar bashkëpunime të reja”, ka thënë Rama.

Prania e Presidente së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, kryetarit të Komunës së Prishtinës, Pëparim Rama, zëvendëskryeministrës, Emilia Rexhepi, ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ambasadorëve nga vende të ndryshme në Kosovë e bënë vërtetë madhështore ditën e parë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2023, thuhet në postimin në Facebook të Unionit të Turizmit të Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM