Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kanë filluar punimet restauruese në Kishën Katolike “Engjëlli i Rojes” në Ferizaj
MKRS bën të ditur se restaurimet në asete të trashëgimisë kulturore po ecin me ritëm të shpejtë, filluam punimet në një tjetër objekt me vlerë të trashëgimisë kulturore, në Kishën Katolike të qytetit.
E ndërtuar një shekull më parë, kisha tani po merr vëmendjen e merituar institucionale dhe shumë shpejtë do të jetë e qasshme për banorët dhe turistët, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






