Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSH: Në Ditën Botërore të Shëndetit Oral, funksionalizohet shërbimi i terapisë fikse ortodontike

Mar 20, 2023

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i shoqëruar nga u.d drejtoreshë Narqize Arënliu- Hoxha dhe kryesuesja e bordit të SHSKUK-së dr. Aida Rexhepi ishte i pranishëm në Klinikën e Stomatologjisë ku u shënua “Dita Botërore e Shëndetit Oral” dhe filloi ofrimi i shërbimeve të terapisë fikse në Klinikën e Ortopedisë së Nofullave, shërbim ky që ka munguar në shërbimet stomatologjike publike në Kosovë.

Ministri Vitia, po ashtu pa nga afër punën që po bëhet në këtë klinikë në funksion të rritjes se kapaciteteve shëndetësore për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore shëndetësore në shëndetin oral.

Ministri Vitia u njoftua nga drejtuesit e klinikës për pregatitjet për fillimin e shërbimin e implantologjisë në Klinikën e Kirurgjisë Orale si imperativ i kohës, sepse përveç që është obligim i yni ndaj qytetarëve dhe kostos së lartë që paguajnë qytetarët për marrjen e këtyre shërbimeve, është edhe obligim ligjor në përmbushjen e kurikulës për shkollim specialistik.

“Ju lus të llogarisni në ndihmën time për çkado që varet nga unë si ministër që ky shërbim dhe shërbime tjera siç është përdorimi i Oksidulit të Azotit në procedurat stomatologjike, shërbim për të cilën tashme jemi në finalizim të rregullativës ligjore dhe protokoleve klinike krahas kërkesës nga klinika juaj që ta vëmë në fuksion që ky shërbim aq i domosdoshëm të bëhet i mundshëm për qytetarët tanë”,- tha ministri Vitia me rastin e shënimit të Ditës Botërore për Shëndetin Oral.

Minstri Vitia mirëpriti prezentimin e planit zhvillimor të Klinikës së Stomatologjisë përmes të cilit parashihet që nga ky vit, kjo klinikë të fillojë punën në dy ndërrime duke mundësuar shërbime shëndetësore në periudhë më të gjatë ditore për qytetarë tanë, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM