Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana: Zbulohen rreth 30.000 euro mjete monetare të padeklaruara 

Mar 21, 2023

Njësit e Doganës kanë arritur që të zbulojnë dhe parandalojnë futjen e mjeteve monetare në formë ilegale. 

Sot në orët e para të mëngjesit në pikë kalimin kufitar të Vërmicës  është paraqitur  automjeti me targa të Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar. Automjeti është ndaluar per kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë.

Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara. Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe ne çantën e Lap Top-it të ndara në katër paketime. 

Rasti më tutje ka vazhduar për hetime derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore , respektivisht konform nenit 33.5 te KDAK-ës, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM