Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Patton: American Councils mbështetje për të rinjtë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve akademike

Mar 21, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim kryeshefin Ekzekutiv të American Councils, Dr. David Patton me bashkëpunëtorë.

Në takim u diskutua për veprimtarinë e kësaj organizate në Kosovë dhe rolin e saj në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të të rinjve, si dhe për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit.

Kryetari Konjufca shprehu falënderime për American Councils që nëpërmjet programeve të ndryshme ka krijuar mundësi shkollimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shumë studentë të Republikës së Kosovës.

Kreu i Kuvendit po ashtu shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit si dhe mbështetjen e projekteve të ndërsjella.

Nga ana tjetër, kryeshefi Ekzekutiv, David Patton, shprehu gatishmërinë e organizatës që drejton për të vazhduar mbështetjen për të rinjtë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve akademike të tyre, nëpërmjet programeve të ndryshme që zhvillon American Councils, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM