Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti organizon pritje me rastin e 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Mar 24, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi sot, në ndërtesën e Qeverisë, një pritje për nder të 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e më këtë rast për të shprehur mirënjohje e falënderim ndaj çdo vendi anëtar të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre për çlirimin e vendit tonë.

‘’Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë. 24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit, andaj, të gjithëve dhe për të gjithë: Gëzuar dhe kënaquni’’, u shpreh kryeministri.

Në këtë pritje, të pranishëm ishin dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani- Sadriu, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, ministra, zëvendësministra, deputetë, diplomatë të huaj, ish- presidentja Atifete Jahjaga si dhe përfaqësues e zyrtarë të tjerë të institucioneve, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

 

Mirë se vini në këtë pritje me rastin e 24-vjetorit të 24 marsit 1999 – ditës kur të 19 shtetet anëtare demokratike të NATO-s vendosën të ndërhyjnë ushtarakisht kundër forcave të armatosura të Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit, të cilat kishin filluar ta ekzekutonin projektin e tyre gjenocidal të shfarosjes së popullsisë shqiptare në Kosovë, të quajtur “Patkoi”.

 

Aleatët në qiell, aeroplanët miqësorë lart, ikja e trupave armike, kështu dukej shpresa e popullit atëherë, për përfundimin e luftës dhe ardhjen e lirisë dhe paqes.

 

Në këtë ditë falënderojmë çdo vendanëtar të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre për çlirimin e vendit tonë.

 

24 vjet më parë në këtë ditë unë vetë u mbusha 24 vjeç, që është gjysma e jetës sime sot. E sa herë që në burg më pyesnin për datën e lindjes, përgjigja ime nuk ishte menjëherë e besueshme dhe supozohej se ishte një provokim. Prandaj, unë festoj në një mënyrë të dyfishtë që atëherë.

 

Ndryshe nga Iniciativa Rajonale e Ballkanit të Hapur, stafi im më pat propozuar Iniciativën e Ballkonit të Hapur me miqtë, të cilën e përqafova me gjithë zemër. Ndaj ju mirëpresim sërish, në nismën më të re: Ballkoni i hapur.

 

Sigurisht jo vetëm për këtë iniciativë dhe për këtë mot të këndshëm që po na shoqëron sot, dua të falënderoj stafin tim, për punën e përditshme të palodhur që bëjnë dhe për dy vitet e performancës së mirë që dhanë.

 

Të dashur miq ndërkombëtarë,

 

Askush nuk duhet të ndihet i turpshëm apo fajtor në mesin e trupit diplomatik, qofshin amerikan apo evropian apo tjetër, as në Prishtinë e as në Beograd. Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë. 24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit, andaj, të gjithëve dhe për të gjithë: Gëzuar dhe kënaquni!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM