Build Skills with our trainings

Sign up now!

Xhudistet, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi në finale të Grand Slam Tbilisi

Mar 24, 2023

Federata e Xhudos së Kosovës bën të ditur se xhudistja Nora Gjakova ka arritur në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Wazaari i Nora Gjakovës në çerekfinale kundër gjermanes Pauline Starke, në Grand Slam Tbilisi.

Ajo në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Ippon garuesen nga Guinea Mariana Esteves, në raundin e tretë ajo mposhti me Wazaari mongolezen, Ichinkhorloo Munkhtsedev.

Në gjysëmfinale Kampionia Olimpike mposhti me tri dënime për Ippon në vazhdime, garuesen nga Kanada, Kampionën Botërore të vitit 2021 Jessica Klimkait.

Nora në finale do të ndeshet kundër serbes, Marica Perisic,

Kurse Ipponi i Distria Krasniqit në sekondat e fundit në gjysëmfinale kundër gjermanes Mascha Ballhaus, në Grand Slam Tbilisi.

Ajo në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Ippon garuesen nga Afrika jugore Charne Griesel, në çerekfinale mposhti prapë me Ippon gjermanen Amber Ryheul.

Në finale Kampionia jonë Olimpike takohet me garuesen nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, thuhet në postimin në Facebook të Kosova Judo Federation.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM