Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Zbatohet plani operativ, identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit

Mar 24, 2023

Policia ka hartuar dhe zbatuar planin operativ ‘identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit’, i cili është shtrirë në tërë territorin e vendit nga data 20 deri 24 mars 2023.

Në zbatim të planit pos të gjitha njësive rajonale të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, janë përfshirë edhe prokuroritë rajonale përkatëse, Qendrat për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, policia kufitare dhe policia e stacioneve të rendit publik.

Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime:

  • Identifikimi i 32 fëmijëve lëmoshë-kërkues (25 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë);
  • Identifikimi i 34 lëmoshë-kërkuesve të rritur (17 shtetas kosovarë dhe 17 shtetas të Shqipërisë);
  • Është identifikuar një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore dhe
  • Janë identifikuar 25 të dyshuar ndaj të cilëve janë iniciuar një rast ‘trafikim me qenie njerëzore’ dhe 21 raste ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.

Të gjithë fëmijët lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre. Policia ka realizuar veprime për të identifikuar viktima të mundshme të trafikimit me njerëz nga ku ka rezultuar vetëm një rast. Kurse në rastet tjera, të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse. Shtetasit e Shqipërisë janë trajtuar nga zyrtarë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj të Policisë së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM