Build Skills with our trainings

Sign up now!

Certifikohen zyrtarë të MAShTI-t pas trajnimit për prokurim publik nga Ambasada e Britanisë në Kosovë

Mar 25, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka ndarë certifikata për 35 zyrtarë të kësaj Ministrie pas trajnimit ‘Fuqizimi i Prokurimit Publik në Kosovë’, i financuar nga Ambasada Britanike, zbatuar nga DAI Global UK.

Fokusi i këtij trajnimi ka qenë bashkëpunimi i departamenteve të Ministrisë me Divizionin e Prokurimit, si dhe përgatitja e specifikave teknike.

Ministrja Arbërie Nagavci përgëzoi zyrtarët të cilët u certifikuan, si pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të tyre, ndërsa shprehu besimin e saj se ky trajnim do t’iu shërbejë që në të ardhmen të ketë një prokurim të mirë-planifikuar, efikas, transparent dhe llogaridhënës.

Nagavci ka falënderuar Qeverinë e Britanisë për bashkëpunimin shumëvjeçarë në fushën e arsimit, ndërsa ka uruar që zyrtarët të zbatojnë suksesshëm njohuritë e fituara nga ky trajnim.

Jeffery Woodhames, përfaqësuesi i DAI Global UK tha se, prokurimi publik është tejet i rëndësishëm, andaj falënderoi MAShTI për bashkëpunimin në këtë fushë, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM