Build Skills with our trainings

Sign up now!

KQZ: Njoftim për qytetarët me të drejtë vote, ku mund ta gjejnë qendrën e votimit

Pri 16, 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote në katër komunat e Republikës së Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, se përmes makinës kërkuese të KQZ-së mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit në zgjedhjet e 23 prillit

Procedura për këtë qëllim është e thjeshtë, duke shënuar vetëm numrin personal të identifikimit në makinën kërkuese që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së në hapësirën gjej qendrën tuaj të votimit, apo në vegzën direkte: https://eomp.kqz-ks.org/

Në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre, i datës 14 prill 2023. Sipas këtij vendimi, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime, thuhet në komunikatën për media e KQZ-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM