Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Serbia ende nuk është dënuar për krimet dhe gjenocidin që ka kryer në Ballkan

Pri 17, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, nderoi të rënët në masakrën e Poklekut e të Çikatovës, të kryer nga shteti i Serbisë 24 vite më parë.

Masakrat në Kosovë të viteve 1998-1999 kryetari Glauk Konjufca i cilësoi akte të gjonicidit të shtetit të Serbisë mbi popullatën civile të Kosovës. Kreu i Kuvendit tha se të gjitha masakrat që i ka bërë Serbia në Kosovë tregojnë qëllimin e vërtetë që ky shtet ka pasur, e që ishte shfarosja dhe zhdukja e kombit tonë, meqenëse nuk janë kursyer as fëmijët. Kjo, shtoi kryetari Konjufca, tregon që të gjithë janë vrarë vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë.

“Vetëm në Poklek dhe Çikatovë, ushtria dhe policia serbe ka vrarë e masakruar mbi 77 civilë shqiptarë, nga foshnja gjashtëmuajshe deri te pleqtë e shtyrë në moshë. Shumicën e kufomave  edhe i kanë djegur” 

 

Është ditë e dhimbjes, por po ashtu edhe e krenarisë, për aryse se falë këtij gjaku të derdhur dhe sakrificave të panumërta që kemi bërë si popull dhe si shoqëri, jemi çliruar dhe ka ardhur liria për popullin e Kosovës”, theksoi kryetari Konjufa.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se Serbia ende nuk është dënuar si shtet për krimet dhe gjenocidin që ka kryer në Ballkan gjatë viteve të ’90-ta. Konjufca tha se gjeneralët e ushtrisë dhe oficerët e nivelit të lartë, jo që nuk janë dënuar, por kan bërë karrierë të lirë ushtarake e policore në Serbi.

“Serbia aspak nuk ka ndryshuar mendje për atë që ka bërë në Kosovë dhe në Bosnjë. Nuk ka kërkuar falje dhe udhëheqësit e Serbisë nuk janë penduar fare. Por ne kurrë nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për popullin e Kosovës dhe kundër gjenocidit të Serbisë. Ne jemi këtu që në mënyrë institucionale dhe shtetërore t’i kujtojmë të gjitha viktimat, të gjithë martirët dhe të gjithë dëshmorët që e kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës. Ata do të kujtohen e nderohen gjithmonë prej popullit dhe prej institucioneve shtetërore”, theksoi kryetari Konjufca. ​

Kryetari Konjufca theksoi se përcaktimi që ka shteti i Serbisë po shihet edhe sot e kësaj dite, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM