Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD e Kosovës dhe e Lituanisë mbajnë konsultimet e para politike

Pri 17, 2023

Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe zëvendësministres për Punë të Jashtme, Jovita Neliupšienė, sot në Vilnius, u mbajtën konsultimet politike mes ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja shteteve.

Zëvendësministri Ahmeti, njoftoi homologen e tij për zhvillimet e fundit dhe progresin që ka shënuar Kosova në dy vitet e fundit.

Përgjatë takimit u diskutua edhe për ngritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe ambientit.

Ndërsa, në kuadër të marrëdhënieve multilaterale u bisedua lidhur me agjendën evropiane të Kosovës si dhe mbështetjen që mund të ofrojë Lituania përgjatë procesit integrues të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO.

Agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse mbi Ukrainën ishte një nga temat kyçe tê takimit. Të dyja palët diskutuan ndikimin e këtij agresioni në rajonet përkatëse dhe rëndësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Zëvendësministri Ahmeti, e falenderoi Neliupšienė për mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë për Kosovën dhe të dy u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin mes të dyja vendeve, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM