Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, udhëton ditën e nesërme drejt Strasburgut. Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian së bashku me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.




