Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Bajrami i Madh i bie të premten në xhuma dhe të gjithë juve lutjet dhe agjërimi ju pranoftë nga i madhi Zot

Pri 18, 2023

Kryeministri i Republikës se Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të hoxhës Labinot Maliqi, ishte i ftuar në iftarin e shtruar në xhaminë “Prof. Dr. Bedri A. Kamberi” në Prishtinë.

Kryeministri Kurti tha se ishte kënaqësi dhe nder të qenit sonte në iftar, në këtë Muaj të Ramazanit që siç tha ai, është muaj i sakrificës i cili na mëson që të përkushtohemi tek ana shpirtërore e njeriut.

Derisa ka uruar për pranim të lutjeve gjatë këtij muaji për agjëruesit, kryeministri tha se Qeveria e Republikës se Kosovës dhe ai si Kryeministër, gjithmonë i mbështesin qytetarët kur bëhen bashkë, kur për të mirë ata punojnë bashkë, organizohen dhe tregohen solidarë.

Në këtë iftar të pranishëm ishin edhe ambasadorë e zëvendësambasadorë të shteteve të QUINT-it, Bashkimit Evropian, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, si dhe përfaqësues të KFOR-it, krahas qytetarëve dhe besimtarëve që frekuentojnë këtë xhami, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Është kënaqësi dhe nder për mua që jam bashkë me juve sonte në këtë iftar në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Siç e dimë të gjithë është edhe nata e Kadrit e cila përtej peshës historike dhe religjioze, është vlerë e veçantë sa i përket besimit, përkushtimit pra devocionit por gjithashtu edhe besimit e paqes. Unë uroj që zoti të pranojë lutjet edhe agjërimin tuaj dhe mirësia, kontributi që keni dhënë e po jepni për familjet tuaja, për shoqërinë, për shtetin, për kombin mbarë, të jetë i vlerësuar nga të gjithë dhe secili. Qeveria e Republikës se Kosovës, unë si Kryeministër, gjithmonë i mbështesim qytetarët kur bëhen bashkë, kur për të mirë ata punojnë bashkë, organizohen dhe tregohen solidarë. Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës e cila na mëson që të përkushtohemi tek ana shpirtërore e njeriut.

 

Andaj të gjithëve ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe në këto tri ditë të mbetura. Sivjet Bajrami, Bajrami i Madh siç i themi, i bie të premten në xhuma dhe të gjithë juve lutjet dhe agjërimi ju pranoftë nga i madhi Zot.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM