Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë do të organizojë Seminarin e XVI-të në kuadër të mësimit plotësues “Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë“, nga data 30 korrik – 2 gusht 2023, në Vlorë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në postimin e saj në Facebook ka ftuar mësues të mësimit plotësues në mërgatë, specialist, kërkues shkencorë, akademikë dhe studiues, që të marrin pjesë në Seminarin e XVI në kuadër të mësimit plotësues “Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë“.
Në këtë Seminar do të trajtohen tematikat e mëposhtme:
Kompetencat e mësuesit dhe pjesëmarrja e nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë.
Praktika të mësimdhënies së gjuhës shqipe në mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë.
Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë.
Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në mjedise shumëgjuhësore.
Mësimdhënia e gjuhës shqipe për nxënës me nivele të ndryshme gjuhësore.
Mësuesit e mësimit plotësues në diasporë, të interesuar për pjesëmarrje, ftohen të aplikojnë në linkun
https://docs.google.com/…/1DFK1HoRef4WEURom…/viewform…
Të interesuarit për prezantime, ftohen të aplikojnë me abstrakte në linkun
https://docs.google.com/…/1nuob46r2v0HOomu…/viewform…
Data të rëndësishme
Aplikimi për pjesëmarrje deri më 26 maj 2023
Dorëzimi i abstrakteve deri më 26 maj 2023
Njoftimi për pranimin apo refuzimin e prezantimeve deri në datë 6 qershor 2023
Dorëzimi paraprak i punimeve, deri më 20 korrik 2023
Ju mirëpresim në Vlorë!






