Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Vazhdojmë bashkëpunimin me bashkëkombasit tanë në përgatitjen e kuadrove ushtarake profesionale

Pri 19, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim Oficerët e “Kursit të Lartë të Oficerëve” nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Republikës së Shqipërisë.

Duke cekur rëndësinë e sigurisë në përgjithësi dhe atë të sigurisë bashkëpunuese në veçanti, ministri Mehaj theksoi se forcimi i bashkëpunimit në mes të të dy ushtrive, është në funksion të interesave të përbashkëta dhe në dobi të sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri Mehaj theksoi se lidhjet e ngushta vëllazërore do të forcohen edhe më tej në shtimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e me theks të veçantë në shkëmbim përvojash ushtarake në shkollim ushtarak, trajnime dhe stërvitje të nivelit operacional, taktik dhe strategjik.

Akademia e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë është institucion arsimor që ofron shkollimin e kuadrove të reja në programe të licencuara nga NATO, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM