Build Skills with our trainings

Sign up now!

Azemi: Korporata Energjetike e Korrupsionit

Pri 20, 2023

Koordinatori i departamentit të energjisë të LDK-së, Visar Azemi ka mbajtur konferencë për media ku ka thënë se dje, ra në pranga njeriu që kryeministri Albin Kurti e instaloi në krye të KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili shërbente si drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje dhe njeriu i Kurtit që u zgjodh në krye të KEK-ut në mesin e 34 kandidatëve dje u arrestua për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim të ndikimit” dhe “Konflikt i interesit”.

Azemi ka thënë se ky arrestim vjen pas gati dy viteve të Nagip Krasniqit në krye të kësaj ndërmarrjeje, që janë dy vite të Kosovës të thelluar në krizë energjetike dhe dyshimeve të parreshtura për keqpërdorime e abuzime në sektorin e energjisë. Sipas raportimeve në media, ai sot po hetohet për tenderin në vlerë 3.4 milionë euro që ia dha një biznesi pas një negocimi për vetëm 6 ditë. Për më tepër, Nagip Krasniqi përflitet që kishte qëndruar në një vizitë në Zagreb me Martin Berishaj në 2022 së bashku me një tregtar të energjisë elektrike që ngrite dyshime për marrëveshje të tregtimit të energjisë elektrike.

Pra, me Martinin mikun e Kurtit, emri i të cilit prej muajsh po lakohet edhe në mediat e rajonit për një aferë korruptive që lidhet me sektorin e energjisë e për transaksione milionëshe të dyshimta. Janë dy njerëz të Albin Kurtit që përfliten, dyshohen e hetohen për raste korruptive e për dëmtimin e buxhetit të Kosovës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin. E Qeveria vazhdon t’i mbrojë këta dy, përderisa vazhdon t’i sulmoj institucionet e pavarura të Republikës së Kosovës. Pra, gjatë këtyre dy viteve kjo Qeveri përveç që ka treguar që është plotësisht e paaftë të menaxhojë, ata janë duke i shkaktuar Kosovës dëme milionëshe siç janë rastet: – vendimi për t’i nda 100 milionë euro për t’i mbuluar shpenzimet e konsumatorëve në Veri.

Zvarritjen e remontit të bllokut A5 të Kosova A e duke importuar energji nga jashtë me çmime tepër të larta, krejt kjo dukej si paaftësi e këtij pushteti, i cili s’ka bërë as edhe një hap për të investuar në kapacitete të reja prodhuese, por nga dje duket se është kristal e qartë se këtu ka një prapavijë.

Krejt këto veprime e mosveprime duket se janë të përshtatura për mafinë energjetike. Për bizneset multimilonëshe të Martin Berishajt, Albin Kurti, i cili në krye të shtetit erdhi me zotimin që t’iu shërbejë qytetarëve, duket se tashmë është shndërruar në shërbyes të Martin Berishajt, e për të cilin po del se ka angazhuar edhe argatë si Nagip Krasniqi.

Azemi ndër të tjera tha edhe se dy shokët dhe bashkëpartiak të Albin Kurtit sot janë nën llupën e drejtësisë, kurse Kurti hesht, derisa partia e tij po i shpallin luftë institucioneve pse po hetojnë aty ku ka dyshime për afera të mëdha korrupsioni. Megjithatë, Prokuroria dhe krejt organet përgjegjëse duhet me këmbëngulje t’i shkojnë deri në fund hetimit. Të gjitha këto dyshime për skandale e korrupsion milionësh ku përfshihen miq e bashkëpunëtorë të Kurtit, duhet të zbardhen. Drejtësia s’ka pse i frikësohet Albin Kurtit.

Si LDK, inkurajojmë dhe mbështesim hetimin e mirëfilltë dhe nxjerrjen para drejtësisë të gjithë rrjetit mafioz e abuzues me energjinë elektrike. Askush nuk do të mundet të përfitojë në kurriz të qytetarëve, thuhet në faqen zyrtare të LDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM