Gjithëpërfshirja dhe ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës mbetet një ndër prioritetet qenësore të Qeverisë Kurti dhe MASHTI-t.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se këtë vit punën tonë po e konkretizojmë duke vënë në dispozicion 200,000 € për Qendrat Mësimore që ofrojnë mbështetje edukativo-arsimore për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali, egjiptian dhe të tjerë.
Kemi hapur zyrtarisht thirrjen për mbështetjen e OJQ-ve që drejtojnë Qendrat Mësimore, deri tani 52 sosh të regjistruara në MASHTI. Ftojmë të gjitha Qendrat Mësimore e regjistruara që të aplikojnë në këtë thirrje, e cila përmbyllet më datë 3 maj 2023.
Detajet e aplikimit mund t’i gjeni në vegzën: https://bit.ly/3GWR8X9
Duke pasur parasysh rëndësinë që ka transparenca dhe cilësia e procesit, në vlerësimin e aplikimeve do të përfshihen ekspertë të jashtëm nga profilet përkatëse.






