Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti i dëmtimit të derës së kishës ortodokse, kur një qytetar ka vërejtur një zjarr në afërsi të derës së një kishe, ai ka reaguar dhe ka arrit ta fik zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha.
I njëjti ka njoftuar policin se në rrugën Haxhi Krasniqi në Prizren, saktësisht tek objekti kishtar “Shën Pantelija” – kishë ortodokse, të dyshuar të pa njohur kanë tentuar ta djegin derën e hyrjes së këtij objekti.
Lidhur me rastin në vend ngjarjes kane dalur policët e patrullës dhe hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale në Prizren, kanë mbledhur provat dhe dëshmitë e nevojshme.
Pas analizimit të gjitha provave të mundshme kanë arritur që të identifikojnë dhe sigurojnë tre të dyshuarit të mitur (dy 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar) të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në këtë rast.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezent të punëtorit social dhe avokatëve mbrojtës, të njëjtit kanë pranuar veprën.
Në konsultim me Prokuroren Kujdestare tre të dyshuarit-të mitur janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






