Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arberie Nagavci ka marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit ‘Trust Me” e më pas në diskutimin mbi edukimin mediatik në Kosovë, organizuar nga Dokufest dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se Edukimi Medial është pjesë integrale e kurrikulës, si temë ndërkurrikulare e hartuar nga MAShTI, ku si Ministri, jemi në komunikim me Dokufest-in për të bashkëpunuar në lidhje me programin edukativ DokuLab që u mundëson mësimdhënësve përdorimin e mjeteve audiovizuale për mësimdhënie dhe mësimnxënie më të mirë.
Përmes këtij programi janë duke siguruar filma dokumentarë që ndihmojnë në zhvillimin e kompetencave të nxënësve, me një kujdes të veçantë në zhvillimin e mendimit kritik dhe analitik.
Informimi i drejtë i fëmijëve është qenësor për të ardhmen e tyre, sigurinë e tyre, zhvillimin e mendimit kritik dhe gjykimin e drejtë.