Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konferencë rajonale me përfaqësues të sindikatave të Amerikës, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Qer 5, 2023

Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë po vazhdon me aktivitetet për të forcuar bashkëpunimin e SBASHK-ut, Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut me Sindikatën e Mësuesve të Amerikës.

Në kuadër të këtij angazhimi, drejtori i kësaj zyre Steven McCloud me bashkëpunëtorët kanë organizuar për tri ditë me radhë Konferencën rajonale me përfaqësues të këtyre sindikatave. Zëvendës presidenti i Federatës Amerikane të Mësuesve  Dan Montgomery bashkë me drejtorin e kësaj Federate për rajonin perëndimor Ramiro Hernandez duke dhënë kontribut në rrjedhën e kësaj Konference janë shprehur se nga afër përcjellin angazhimet e shumta të sindikatave të këtyre tri shteteve të Ballkanit duke  rikujtuar  për mbështetjen e vazhdueshme  të  Sindikatës  së Mësuesve të Amerikës për SBASHK-un dhe sindikatat e arsimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me qëllim të përballjes më të lehtë me sfidat e shumta të kohës. Ata kanë sjellë përvojat e tyre nga  mënyra e organizimit dhe e zhvillimit të aktiviteteve e veprimeve sindikale të sindikatës që ata përfaqësojnë.

Zëvendës presidenti i Federatës Amerikane të Mësuesve, Dan Montgomery ka treguar se ata kanë përcjell me kujdes edhe angazhimet e shumta të SBASHK-ut  dhe kanë  shprehur solidaritet e përkrahje të fuqishme për SBASHK-un  gjatë gjithë këtyre viteve e në veçanti në kohën sa po ndodhte  greva e vitit të kaluar. Përfaqësuesit e sindikatave të arsimit nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut duke marrë pjesë në panele kanë sjellë fakte e argumente për gjendjen aktuale në arsimin e shteteve të punës, për kushtet e punës  në institucionet arsimore dhe për sfidat e shumta me të cilat po përballën në kuadër të angazhimeve për realizimin e kërkesave të anëtarësisë në dialog me institucionet shtetërore, dialog ky i munguar dhe jo i lehtë.

Zëvendës presidenti i Federatës Amerikane të Mësuesve Dan Montgomery bashkë me drejtorin  e kësaj Federate për rajonin perëndimor Ramiro Hernandez për të dëshmuar miqësinë e sinqertë, që  ka nismat në vitet e 90-ta, mes Sindikatës së Mësuesve të Amerikës dhe SBASHK-ut do të vizitojnë Kosovën  më 7 e 8 qershor  për të  realizuar një agjendë të ngjeshur të takimeve me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim, me kryetarët dhe  drejtorët e arsimit në Ferizaj e Prizren dhe me përfaqësues të SBASHK-ut të nivelit lokal e qendror, thuhet në komunikatën për media e SBAShK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM