Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet Java e Krenarisë përmes slloganit “T’du qashtu qysh je”

Qer 5, 2023

Java e Krenarisë, paralelisht me fuqizimin e personave LGBTQI+, synon të ngrisë vetëdijen kolektive dhe dukshmërinë e orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore të ndryshme në shoqërinë kosovare, të adresojë çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+ dhe të luftojë diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë të personave LGBTQI+ në Kosovë.

Për gjashtë ditë me radhë, Csgd Kosovo, Cel Kosovo me partnerët organizativë CIVIL RIGHTS DEFENDERS, Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizojnë Javën e Krenarisë me sloganin “T’du qashtu qysh je”. Në kuadër të Javës së Krenarisë, e cila mbështetet nga EJA Kosovë, do të zhvillohen një varg aktivitetesh që përqendrohen në shëndetin mendor të personave queer duke ua rikujtuar atyre se nuk janë vetëm.

Java do të përmbyllet më 10 qershor me Paradën tradicionale të Krenarisë e cila do të organizohet në Prishtinë dhe fillon nga ora 16:00.

Detajet dhe kalendarin e aktiviteteve mund ta gjeni këtu: https://tinyurl.com/3w3acreu

Përtej organizimit të paradës, CSGD, përmes grantit institucional avokon vazhdimisht në avancimin e kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e personave LGBTIQ+ dhe përmirësimin e zbatimit të këtyre ligjeve në nivelin lokal dhe nacional. CSGD po ashtu ka ngritur kapacitetet e anëtarëve të komunitetit, ka zhvilluar shumë aktivitete kulturore dhe ka ofruar rreth 400 seanca psikologjike edhe ndihmë juridike falas për personat LGBTQI+. CSGD punon pa ndalur në sensibilizimin e shoqërisë kosovare lidhur me diskriminimin, frikën dhe sulmet homofobike që pësojnë personat LGBTIQ+, kështu duke u angazhuar në krijimin e një shoqërie më të hapur dhe përparimtare.

EJA Kosovë, është program i KCSF-së i cili përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia, thuhet në postimin në Facebook të KCSF-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM