Build Skills with our trainings

Sign up now!

Aktivisti i njohur për çështjet shqiptare në SHBA, Nika dhuron kryeministrit Kurti certifikatë mirënjohjeje nga kongresmenja Malliotakis

Qer 8, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim veprimtarin dhe aktivistin e njohur për çështjet shqiptare, Naser Nika.

Në këtë takim shumë miqësor, kryeministri Kurti falënderoi Nika për kontributin dhe punën e tij të madhe që ndërlidhet me vendin e popullin tonë, duke qenë zë i fortë i mërgatës sonë shqiptare në SHBA.

Nika i dhuroi kryeministrit Kurti një certifikatë mirënjohjeje nga kongresmenja Nicole Malliotakis, përfaqësuese e distriktit të 11-të të Nju Jorkut.

Aktivisti Naser Nika njihet po ashtu për iniciativën e tij që një rrugë në Staten Island në New York, ka marrë emrin e një nga personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar, Ismail Qemali, rrugë kjo e cila u inaugurua ditë më parë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM