Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen gjashtë të dyshuar dhe konfiskohen artikuj të dëmshëm ushqimorë

Qer 8, 2023

Sektori i hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, inspektorë të tregut dhe AUVK-së, në disa rajone të vendit kanë realizuar një operacion të gjerë ku janë kontrolluar pesë lokacione (dy në Graçanicë, një në Ferizaj një në Prishtinë dhe një në Prevallë).

Gjatë realizimit të operacionit policor, janë arrestuar gjatë të dyshuar: K.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1964), E.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1992), M.Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1968), H. Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994) dhe E.I., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2001).

Gjatë kontrollit në lokacionet e lart-shënuara, janë gjetur sasi e konsideruar e artikujve ushqimorë me përmbajtje të dyshimtë, të cilat janë sekuestruara si prova materiale. Po ashtu në njërin nga lokacionet është gjetur e konfiskuar edhe një armë.

Ndaj të dyshuarave janë iniciuar rastet: ‘kontrabanda me mallra’, ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’, ‘mashtrimi i blerësve’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’

Me aktvendim nga prokurori, pesë nga gjashtë të arrestuarit, dërgohen në mbajtje deri në 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM