Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: Reagim i organizatave e shoqërisë civile partitë politike, unanime në cenimin e integritetit zgjedhor

Qer 8, 2023

Kuvendi i Kosovës miratoi sot projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme, në të dy leximet brenda të njëjtës seancë, e për më shumë dhe pa kosto financiare. Praktikat e miratimit të projektligjeve të rëndësishme në procedura të përshpejtuara janë në kundërshtim dhe të dëmshme për standardet  e jetës parlamentare.

Ky projektligj, nuk adreson nevojën për reformë zgjedhore, që u proklamua si e tillë edhe në vetë emrin e komisionit ad-hoc. Për më tepër, përmbajtja e këtij projektligji përveç pjesës ‘kozmetike’ , nuk adreson shumë prej mangësive përmbajtësore të sistemit. e në disa raste veçse i përkeqëson ato.

Në esencë, ky projektligj reflekton më shumë një kompromis midis partive politike të cilat kanë shtyrë përpara interesat e tyre në raport me integritetin e kandidatëve, votimin preferencial, votimin jashtë vendit dhe pavarësinë e KQZ-së. Këto çështjenuk janë adresuar as gjatë punës së komisionit ad-hoc, por as në kuadër të angazhimit tonë para votimit të projektligjit në seancë. Për më shumë, as propozimet dhe amendamentet konkrete që kemi propozuar sot lidhur me çështjen e integritetit të kandidatëve dhe pavarësisë së KQZ-së, nuk janë marrë parasysh nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion.

Ndonëse me efektet të cilat do të  cenojnë vlerat dhe standartet dhe integritetin zgjedhor, me këto pasoja të këtij projektligji do të ballafaqohemi qysh në procesin e ardhshëm zgjedhor. Lista e kandidatëve dhe të zgjedhurit që mund të jenë pjesë e pjesë e Kuvendit të Kosovës, kuvendeve komunale apo kryetarë të komunave, potencialisht do të jenë individë të dënuar për vepra penale me më pak se një vit burgim, me kusht apo me gjobë – e që përbëjnë rreth 80% të rasteve vetëm viteve të fundit. Në anën tjetër, pozita e Kryesuesit dhe anëtarëve të KQZ-së do të politizohen dhe do dëmtohet kredibiliteti dhe imazhii këtij institucioni të pavarur, për shkak se shkarkimi i tyre për shkelje të integritetit do të mund të bëhet vetëm me miratim të 2/3 të anëtarëve.

Ne shprehim kundërshtimin tonë dhe vazhdojmë të alarmojmë publikun dhe të gjithë akterët se reforma zgjedhore, e nisur para më shumë se një dekade, u shfrytëzua nga partitë politike për akomodim të interesave partiake në dëm të integritetit zgjedhor, e jo me qëllim burimor të përmirësimit të sistemit zgjedhor dhe nivelit të përfaqësimit politik në Kosovë.

Koalicioni i OJQ-ve të cilët janë të angazhuar për rritjen e integritet zgjedhor, duke vlersuar këtë ligj të një rëndësie të veçant për nivelin e demokracisë kosovare, do të ndjek edhe format tjera për kundërshtimin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, i cili do t’a cenojë integritetin zgjedhor, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.

 

Organizatat përkrahëse:

Demokraci për Zhvillim (D4D)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)+

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Lëvizja FOL

Organizata ÇOHU

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM