Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komisioni për përzgjedhje të anëtarëve të bordit drejtues të FKPK, i propozon Kuvendit 5 kandidatë

Qer 8, 2023

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së, i përbërë nga Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, Bashkim Nurboja (kryesues), ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, sot ia propozoi Kuvendit për emërim 5 kandidatë për anëtarë profesionalë të Bordit Drejtues të FKPK-së.

Në konkursin për këto pozita ishin pranuar 60 aplikacione. Pesë kandidatët e përzgjedhur për anëtarë profesionalë të Bordit Drejtues të FKPK-së propozohen pas përfundimit të intervistave dhe kryerjes së verifikimeve të nevojshme. Emrat e kandidatëve të propozuar si dhe pikët e tyre nga intervistimi janë të paraqitura në vijim:

Emanuel Bajra                              (26,7 nga 30 pikë maksimale)

Shpresim Vranovci                        (26,0 nga 30 pikë maksimale)

Mimoza Mustafa                            (25,7 nga 30 pikë maksimale)

Cyril Demaria-Bengochea             (20,7 nga 30 pikë maksimale)

Trim Shala                                     (20,3 nga 30 pikë maksimale)

Si për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre ashtu edhe për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve, nuk ka qenë e mundur të përzgjidhen së paku tre kandidatë që kishin dorëzuar dokumentet e kërkuara dhe përmbushur kërkesat e specifikuara në konkurs. Andaj, proceset përkatëse të përzgjedhjes do të duhet të rishpallen, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM