Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Manifesta 14 Prishtina, një storie suksesi

Qer 8, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën të ditur se në një konferencë për media Manifesta 14 Prishtina shpalosi rezultatet kryesore nga anketa e pavarur publike, një studim i realizuar nga Instituti GAP dhe UBO Consulting që shqyrtoi aspekte të ndryshme të efektit të bienales në Prishtinë.

E gjetura më e dukshme e raportit ishte ndikimi ekonomik. Bienalja gjeneroi një vlerë ekonomike mbresëlënëse prej 20.2 milionë euro, me një kthim të jashtëzakonshëm në investim që është katër herë më i madh se shpenzimet publike. Kjo tregon fuqinë e jashtëzakonshme të artit dhe kulturës për të krijuar mundësi për rritje si dhe fuqinë e tyre transformuese të perceptimeve ndërkombëtare për Kosovën.

Ministri Hajrulla Çeku foli për ndikimin socio-ekonomik dhe atë kulturor që ka ardhur si rezultat i organizimit të Manifesta 14 Prishtina në vendin tonë dhe rëndësinë e investimit në ngjarje të tilla.

Drejtoresha e Manifesta 14, Hedwig Fijen dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë prezantimeve të tyre treguan se trashëgimia e Manifesta 14 do të qëndrojë në Qendrën për Praktikë Narrative. Ky institucion kulturor, i menaxhuar nga profesionistë të talentuar, shërben si vend krijimtarie në zemër të Prishtinës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

Për rezultatet e detajuara të studimit, ndiqni këtë link https://manifesta14.org/…/Manifesta-14-Public-Survey.pdf

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM