Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.
Presidentja Osmani ka thënë se ka qenë një bisedë e shkëlqyer me presidenten Musar rreth zhvillimeve të fundit, procesin e ardhshëm Brdo-Brione si dhe vizitën e saj të afërt në Kosovë.
Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka shkruar Presidentja Osmani, thuhet në postimin në Facebook të Presidencës së Kosovës.