Kryeministi Albin Kurti ka marr pjesë në “Paradën e Krenarisë”, ku pjesëmarrësit kanë bërë thirrje publike për barazi dhe liri.
Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se janë të papranueshme kërcënimet, abuzimet dhe diskriminimet që i përjetojnë pjesëtarët e komunitetit LGBTQIA+.
Shoqëria dhe shteti duhet t’i mbrojnë dhe duhet të mësojnë për ta.
Të gjithë së bashku duhet të besojmë në të drejtat e njeriut, në dinjitetin dhe integritetin e çdokujt.
Njerëzit duhet t’i pranojmë, respektojmë dhe duam ashtu qysh janë.