Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Veprimtaria ushtarake e Rashit Mustafës dhe shokëve të tij, ka hyrë në historinë e çlirimit të Kosovës

Qer 10, 2023

Në Viti, sot është mbajtur Akademi Përkujtimore në 24- vjetorin e rënies të Dëshmorit të Kombit, kolonel Rashit Mustafa “Komandant Karadaku”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar të marrë pjesë në këtë akademi dhe në pamundësi për të qenë i pranishëm, ai i është drejtuar familjarëve të dëshmorit Rashit Mustafa dhe të pranishmëve tjerë, përmes një letre, që u lexua nga moderatorja e akademisë, Majlinda Shabani.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti e ka përshkruar dëshmorin Mustafa, ndër drejtuesit e rëndësishëm në kapitullin e fundit të luftërave për çlirimin e Kosovës nga Serbia, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

 

Këtë 10 qershor, teksa shënojmë përvjetorin e 145-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, bashkë me përkujtimet për rrugën e gjatë për liri të shqiptarëve, kujtojmë veç e veç secilin nga ata që udhëtuan nëpër këtë rrugë. Ndër ta edhe Rashit Mustafën nga Lubishta e Malësisë së Karadakut të zonës së Vitisë, një drejtues i rëndësishëm në kapitullin e fundit të luftërave për çlirimin e Kosovës nga Serbia.  

 

Ky ushtarak me përvojë, që i kishte luftuar trupat serbe të regjimit të Millosheviqit edhe në Kroaci dhe në Bosnje, shprehej se dita më e lumtur për të ishte kur kishte ardhur koha që urdhërat ushtarak t’i jepte në gjuhën e nënës dhe në gjuhën e kombit, në gjuhën shqipe. Për më tepër që Rashit Mustafa komandoi i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilën luftoi trimërisht deri fare pak ditë para çlirimit, kur ai humbi dhe jetën në përpjekjen e tij për lirinë e Kosovës.

 

Në një kohë kur shqiptarët e Kosovës kishin nevojë veçanërisht për t’u organizuar ushtarakisht, në qershor të vitit 1998, Rashit Mustafa iu bashkua ushtarëve të UÇK-së, duke sjellur me vete edhe përvojën e tij të mëhershme të luftërave në Jugosllavi. Nisur edhe nga kjo, Rashit Mustafa komandoi me njësitin special “Skënderbeu” të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke luftuar dhe duke u angazhuar deri në fund për lirinë e atdheut të tij. Në ditët kur Kosova po çlirohej nga trupat e Serbisë, në qershor të vitit 1999, Rashit Mustafa u zhduk në rrethana që asnjëherë nuk janë sqaruar plotësisht.   

 

Veprimtaria ushtarake e Rashit Mustafës dhe shokëve të tij, tashmë ka hyrë në historinë e çlirimit të Kosovës, kurse ngjarjet e ndodhura mes tyre gjatë luftës, vazhdojnë të rrëfehen nga shokët e tij bashkëluftëtarë sikur edhe sot.

 

Lavdi dëshmorit Rashit Mustafa dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM