Build Skills with our trainings

Sign up now!

ATK vazhdon me monitorimin e bizneseve për arka fiskale

Qer 20, 2023

Verifikimi i bizneseve nëse janë duke respektuar thirrjet ligjore për lëshim të kuponit fiskal, ka vazhduar edhe ditën e diel, në qytetin e Prizrenit ku Administrata Tatimore e Kosovës u fokusua te tatimpaguesit të cilët nuk janë të pajisur me pajisje elektronike fiskale (PEF,) nuk lëshojnë kuponë fiskal dhe ata tatimpagues që lëshojnë kuponë jo-fiskal. Po ashtu, veç kësaj janë monitoruar edhe punëtorët nëse janë të regjistruar.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve në teren/qyteti Prizrenit janë vizituar 5 subjekte biznesore, tek të cilat është konstatuar se nuk kanë lëshuar kuponë fiskal pas shërbimeve të ofruara. Gjithsej, janë lëshuar 91 gjoba në vlerë 35,125 mijë euro, si dhe do të iniciohet rast penal. Këto aktivitete kanë evidentuar edhe 26 punëtorë të pa regjistruar.

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me pajisje elektronike fiskale (PEF) / sistem fiskal (SF) dhe të lëshojnë kuponë fiskal.

Theksojmë – disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj., nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë kuponë fiskal, thuhet në faqen zyrtare të ATK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM