Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Kujtimi për Arsim Fehmiun do të mbetet i paharruar sikurse edhe veprimtaria e tij e çmuar

Qer 21, 2023

Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar familjen Fehmiu me rastin e shkuarjes në amshim e profesor Arsim Fehmiu, në moshën 91 vjeçare.

Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se Arsim Fehmiu ishte një nga themeluesit e Fakultetit të Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës i cili ndër vite punoi dhe kontribuoi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave në fushën e sportit. Mësues, arsimtar dhe profesor i cili dha shumë në zhvillimin e sportit të Kosovës dhe jo vetëm.

 

Me mbi shtatë dekada kushtuar sportit, puna dhe kontributi i profesor Arsim Fehmiu mbetet shtyllë e zhvillimit të deritanishëm të sportit në vend dhe inspirim për gjeneratat e reja.

 

Në këtë ditë të vështirë për familjen, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e profesorit Fehmiu. Ngushëllime edhe miqve dhe kolegëve të tij në fushën e sportit.

 

Kujtimi për Arsim Fehmiun do të mbetet i paharruar sikurse edhe veprimtaria e tij e çmuar.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM