Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar takim me komandantin e KFOR-ti, Angelo Ristuccia me të cilin kanë diskutuar rreth situatës aktuale të sigurisë në veri të vendit rëndësinë e kthimit të stabilitetit, që do të thotë krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e komunave veriore të Republikës së Kosovës.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se me theks të veçantë kanë diskutuar rëndësinë e koordinimit me KFOR dhe të gjitha institucionet e sigurisë për të garantuar ambient të qetë për të gjithë qytetarët tanë.
Bashkëpunimi do të jetë në nivelin e duhur sipas detyrave dhe obligimeve ligjore që kemi.
Kam ritheksuar që sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme, ashtu si edhe kidnapimi i tre policëve brenda territorit të Republikës së Kosovës, të cilët presim që sa më parë të lirohen.
E drejta është në anën e Kosovës!