Komuna e Prishtinës bën të ditur se Lagjia e Veternikut është bërë me Qendër të Mjekësisë Familjare.
Nga sot e tutje të gjithë banorët e kësaj zone mund të marrin shumë shërbime në këtë QMF nga stafi i përkushtuar i profesionistëve shëndetësor në mjekësi familjare, vaksinim, radiologji, mamografi si dhe mund të bëjnë analiza laboratorike.
Qendra e Mjekësisë Familjare në Veternik ofron edhe shërbimin urgjent.
Ky projekt u mundësua falë përpjekjeve kolektive, veçmas nga Drejtoria e Shëndetësisë e drejtorit të saj, Izet Sadiku.
I ndanë mirënjohje të veçantë drejtorit të parë të QKMF-së, dr. Bajram Tahiri dhe të gjithë të angazhuarëve në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në zhvillimin e shëndetësisë në Prishtinë, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.