Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se me ftesë të shefit të Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneral James McConville, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Bashkim Jashari është pjesëmarrës në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA 2023) e cila është duke u zhvilluar në Gjermani.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në këtë konferencë e cila promovon bashkëpunimin dhe ndërtimin e marrëdhineve mes ushtrive në Evropë, janë duke marrë pjesë oficerë të lartë ushtarak, komandantë të forcave tokësore dhe përfaqësues të vendeve partnere.
Njëherit kjo është njëra nga ngjarjet më të rëndësishime të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) e drejtuar nga SHBA-të, e cila shfrytëzohet si platformë për bashkërendim të bashkëpunimit për siguri dhe mbrojtje.