Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama takon aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve

Qer 22, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me ekipin e tij u takuan me aktiviste nga shoqëria civile për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, me të cilat u dakordua që të krijohet një grup punues i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues nga komuna, aktivistë dhe anëtarë të shoqërisë civile për të hartuar rregulloren për trajtimin e qenve me pronar dhe pa pronar.

Po ashtu i njëjti grup do të bëjë edhe përgatitjen e kontratës për adoptim të qenve.

Gjatë bisedës konstruktive për më shumë se një orë me aktiviste, kryetari Rama siguroi që çështja e qenve endacakë është duke u trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha shqetësimet, kërkesat e ankesat e palëve do të merren parasysh nga komuna.

“Ne do të kujdesemi që bashkërisht të bëjmë zgjidhjen e çështjes së qenve endacakë, duke u kujdesur për çdo detaj me qëllim suksesin e këtij procesi”, ka deklaruar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Së shpejti do të nisin punimet për hartimin e rregullores për trajtimin e qenve me dhe pa pronar e po ashtu po vazhdojnë veprimet e shumta për zgjidhjen e kësaj çështjeje, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM