Build Skills with our trainings

Sign up now!

MINT: Kosova për herë të parë nxjerrë vendim  për mbrojtjen e një produkti vendor, djathin e Sharrit

Qer 23, 2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia Për Pronësi Industriale, për herë të parë në Republikën e Kosovës, ka nxjerrë vendim për mbrojtjen e një produkti vendor, djathit të Sharrit, duke u bazuar në Ligjin Për Treguesit Gjeografik dhe Emërtimet e Origjinës.

Fakti se “Djathi i Sharrit” është një prodhim unik i Rajonit të Sharrit dhe karakteristikave të kulturës, tokës dhe mjedisit që janë të lidhura me emërtimin, pas vendimit për ta mbrojtur si emërtim i origjinës e bën atë edhe krenari kombëtare.

Kjo mbrojtje kontribuon në identifikimin e zonës unike që prodhon një produkt të veçantë duke e dalluar nga djathërat e tjerë e poashtu promovon prodhimin vendor dhe traditën e gatimit të djathit në Kosovë, dhe i ndihmon konsumatorët në sigurinë e cilësisë dhe origjinën e djathit të prodhuar në këtë rajon.

Me këtë mbrojtje, përdorimi i emrit “Djathi i Sharrit” përkatësisht mekanizmat e certifikimit dhe kontrollit të prodhimit do të sigurojnë standardet e cilësisë për këtë produkt. 

Treguesi Gjeografik, në këtë rast “Djathi i Sharrit” i mbrojtur, ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e sektorit ekonomik të djathit në Kosovë dhe promovon turizmin rural. Bjeshkët e Sharrit duke qenë rajon ndërkufitar ia shtojnë edhe më tepër rëndësinë këtij produkti duke e bërë Kosovën si vendin e parë që mbron një produkt me këtë emërtim.

MINT përgëzon anëtarët e Shoqatës së Prodhuesve të Djathit të Sharrit, për punën dhe përkushtimin e treguar deri më tani. Regjistrimi i Djathit të Sharrit është ndër vendimet më të rëndësishme që Ministria ka marr në ruajtjen dhe mbrojtjen e produkteve vendore dhe promovimin e traditës sonë kombëtare.

MINT, do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e sa më shumë produkteve vendore me Tregues Gjeografik ose Emërtime të Origjinës, thuhet në komunikatën për media e MINT-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM