Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njnoftuar se Baleti Kombëtar i Kosovës, ka filluar provat për premierën e tretë për vitin 2023, në bashkëpunim me koreografin arbresho-italian, Antonio Pio Fini.
“Shtegtimi”, është baleti që do të shfaqet si premierë në tri qytetet kalabreze San Benedetto, Villapiana dhe Altomonte, në muajin korrik, në kuadër të Festivalit ndërkombëtar “Fini Dance Festivale”.
Shfaqjet do të mbahen në datat 13, 14 dhe 15 korrik, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.